18 vite burg, shpërthen Agim Islami: ‘Shqiptarët po lihen të vdesin në burg nga drejtësia selektive!
jë reagim i fortë ka ardhur nga i dënuari në rastin Rasti Alfa, Agim Islami, i cili po vuan dënimin prej 18 vitesh burg, duke akuzuar për padrejtësi dhe trajtim selektiv nga institucionet, përcjell INA.
Postimi i plotë:
“Është për të ardhur keq që nuk kemi kush na mbron nga padrejtësit nga gjykata selektive, nuk ka kush e ngre zërin për shqiptarët e pafajshëm dhe për të burgosurit tjerë!!
Pala tjetër i liroi të gjithë që ishin të dënuar me nga 18, 19 vite burg, arsyetimi ishte ‘shëndeti i përkeqësuar’. Është interesante se si u sëmurën të gjithë kur u futën në burg, dhe të gjithë u liruan pa e bërë as gjysmën e dënimit!
Rexhail Qerimi vdiq në burg sepse ju përkeqësua shëndeti, askush nuk i dha atij ndërprerje të dënimit, ose ‘lirim me kusht’ e as rigjykim të rastit, edhe pse të gjithë e dinin se ishte i pafajshëm!
Domethënë ne shqiptarët nuk kemi të drejtë as të sëmuremi, nuk kemi nevojë për mjekim, nuk kemi nevojë për ndërprerje të dënimit, nuk kemi nevojë që të lirohemi me kusht, nuk kemi të drejtë as për rigjykim, edhe pse faktet flasin për pafajësinë tonë!!
Me një fjalë shqiptarët duhet të vdesin në burg, që ju të jeni të kënaqur apo!
Liri për rastin Alfa! Liri për të gjitha rastet e montuara!