Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, pas dënimit me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën dhe 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën, ka thënë se vendimi ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen.
Ka deklaruar se u vërtetua edhe sot ajo që familja e ka thënë nga fillimi, se Murseli bashkë me Kokallën e kanë zgjedhur Plavën si vrasës e bashkë të gjithë e kanë organizuar vrasjen.
Sipas tij, ky vendim nuk është vetëm për motrën e tij të ndjerë, por edhe për fëmijët dhe gjithë popullin.
“Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë nga fillimi që Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por edhe për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin më nënën e tyre. Ky vendim është edhe për ata që mendojnë që ta bëjnë një krim të tillë. Sa i përket Kushtrim Kokallës, besoj që gjykata e ka parë të drejtë ashtu. Sado pak ky vendim na ka lehtësuar edhe neve, por është vendim që e kemi pritur të gjithë, jo vetëm familja”, ka thënë