U rrëzua në orën e fizkulturës, ndërron jetë 15-vjeçari në Ferizaj





Një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj.

Zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli njoftoi se viktima në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën ku zhvillohej ora e edukimit fizik.

Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu trupi i të riut është dërguar për të kryër ekspertizën mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo