Tragjedi në Kondovë të Shkupit: Goditet nga rryma në stallë, lëndohet rëndë 48-vjeçarja dhe ngordh kafsha shtëpiake
MPB njofton se më datë 15.04.2026, rreth orës 19:00, në SPB Shkup është denoncuar një incident i rëndë në fshatin Kondovë të Shkupit. Sipas raportit, personi A.A. ka njoftuar policinë se rreth orës 16:00, në stallën e tij, bashkëshortja e tij, Sh.A.E. (48 vjeçe), ka pësuar lëndime si pasojë e një goditjeje elektrike.
Viktima është transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga e njëjta goditje elektrike ka ngordhur edhe një kafshë shtëpiake.
Autoritetet po ndërmarrin masat e nevojshme për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij ngjarjeje.