Takim i presidentes Siljanovska-Davkova në Antali me kryetarin e TIKA-s, Eren





Në margjina të Forumit diplomatik në Antali, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova realizoi takim me kryetarin e TIKA-s, Abdulla Eren, ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlkqyeshëm dhe partneriteti i fuqishëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Presidentja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme nga TIKA, e cila me mbi 1.300 projekte të realizuara ka kontribut të dukshëm dhe të përhershëm në disa sektorë: arsim, shëndetësi, trashëgimi kulturore dhe infrastrukturë.

“për të, me rëndësi të posaçme është ndihma në sektorin shëndetësor, posaçërisht investimi në pajisje bashkëkohore mjekësore për Klinikën për radioterapi dhe onkologji, që kontribuon për avancimin e shëndetit publik, si dhe donacioni i vitit të kaluar për Institutin hidrobiologjik në Ohër”, ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentes.

Siëjanovska-Davkova e ceki rolin e rëndësishëm të komuniteit turk në shoqërinë e vendit, të drejtat e të cilëve identitare janë jo vetëm të garantuara me kushtetutë, por në shkallë të madhe edhe të realizuara. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ekziston gatishmëri për tejkalim të problemeve lidhur me arsimin në gjuhën amtare të turqve. Sipas presidentes, ato nuk janë rezultat i një politike sistematike, por i dobësive në nivel lokal.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit përmes projekteve të reja konkrete me TIKA-n.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo