SPB Shkup ka zbardhur një vepër penale “tentim vrasje” dhe është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente.
Zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.Ç. nga Shkupi, pasi më 23.04.2026, para një objekti gastronomik në rrugën “50 Divizija”, me thikë i ka shkaktuar plagë therëse A. Gj. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për ngjarjen, policia ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe rasti është zbardhur plotësisht.
Sulmuesi është ndaluar, ndërsa nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente kundër A.Ç. për veprën penale “tentim vrasje” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.