Studentët e Sociologjisë realizuan vizitë në Institucionin Korrektues në Tetovë





Studentët e Fakultetit Filozofik të UT-së, drejtimi Sociologji, të udhëhequr nga shefja e katedrës
Doc. Dr. Mirlinda Vejseli dhe asistentja Mr. Sc. Refije Rexhepi, më 21 prill 2026, zhvilluan një
vizitë studimore në Institucionin Korrektues në Tetovë.
Vizita kishte për qëllim thellimin e njohurive praktike të studentëve mbi funksionimin e sistemit
korrektues dhe sfidat që lidhen me trajtimin e personave të privuar nga liria. Gjatë qëndrimit,
studentët u informuan për strukturën dhe organizimin e institucionit, natyrën e veprave penale,
kushtet e jetesës, si dhe programet rehabilituese që synojnë risocializimin dhe riintegrimin e të
burgosurve në shoqëri.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të sociologut në këto institucione, duke theksuar rëndësinë e
analizës sociologjike në kuptimin dhe adresimin e dukurive si kriminaliteti, devijanca dhe
përjashtimi social.
Në përfundim të vizitës, studentët dhe stafi akademik shprehën mirënjohje për drejtorin z. Xheladin
Xheladini dhe stafin e institucionit për pritjen profesionale dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke
e vlerësuar këtë përvojë si një kontribut të rëndësishëm në formimin e tyre akademik dhe praktik.Studentët e Sociologjisë realizuan vizitë në Institucionin Korrektues në Tetovë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo