Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ku të paktën dy punëtorë ndërtimi janë zënë poshtë nga materiali ndërtimor gjatë gërmimit dhe përgatitjes së terrenit për ndërtimin e një ndërtese të re.
Sipas informacioneve jozyrtare të Netpress, njëri nga punëtorët është nxjerrë, ndërsa të tjerët janë të bllokuar thellë nën rrënoja, andaj aksioni i shpëtimit është ende në vijim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas kafenesë “Face”, në afërsi të parkut “Maqedonia”. Në vendngjarje aktualisht ndodhen automjetet e ndihmës së shpejtë, policia dhe ekipet e zjarrfikësve