‘Shkelje e rëndë’, Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, foli para mediave pak çaste përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke ngritur shqetësime serioze për procesin, transmeton Gazeta Metro.

Ai theksoi se zhvillimet e mbrëmjes së kaluar përbëjnë, sipas tij, një shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke kritikuar mënyrën e votimit.

“Votimi pa 2/3, ashtu siç e parasheh Kushtetua, është shkelje e rëndë, drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm që ka marrë vendi. Unë edhe një herë i bëj thirrje U.D të presidentes, kryetares së Kuvendit, kryetari të Qeverisë që të ndalen, të mos vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm. Nëse shkojnë në këtë rrugë, nuk na lënë rrugë tjetër pos që të vihemi në mbrojtje të Kushtetutës”, u shpreh i pari i AAK-së.

Haradinaj shtoi se situata aktuale është e pazakontë dhe kërkon reagim, duke përmendur edhe rolin e qytetarëve në këtë proces.

“Kjo është një situatë shumë ndryshe. Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani, ai i zgjedh mënyrat e veta, të protestave, e mënyra të tjera”, tha ai./gazetametro.net

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo