Në kuadër të përpjekjeve për koordinim më efikas ndërmjet Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Supreme, prokurori publik i shtetit Nenad Saveski zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Gjykatës Supreme, Afrim Fidani.
Gjatë takimit u diskutuan disa çështje që synojnë përmirësimin e efikasitetit në trajtimin e lëndëve që janë në kompetencë të gjykatës më të lartë, për të cilat vepron edhe prokuroria republikane.
Njëkohësisht, Saveski e njoftoi Fidanin me planet për vendosjen e një sistemi të ri për menaxhim elektronik të lëndëve në prokurori, i cili në të ardhmen pritet të mundësojë shkëmbim më të shpejtë digjital të të dhënave me gjykatat.
Pas marrjes së detyrës, Saveski javën e kaluar ka realizuar vizitë edhe në Gjykatën Kushtetuese.