Sot, në ambientet e Shkollës së mesme të muzikës “Todor Skalovski – Tetovec” në Tetovë,
Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës e realizoi një punëtori muzikore me nxënësit e kësaj
shkolle.
Ky aktivitet u organizua nën udhëheqjen e shefit të programit studimor të Artit Muzikor, Prof. Ord.
Bajramali Idrizi, dhe prodekanit për shkencë në këtë njësi akademike, Prof. Dr. Fatos Lumani. Ata
theksuan rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe
artistike, si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të nxënësve në proceset praktike
mësimore.
Punëtoria u realizua nga profesoreshat Arjana Kuriu Grubi dhe Teuta Alimi Selmani, të cilat përmes
qasjeve të tyre profesionale në fushat e pianos dhe solfezhit ofruan një trajnim të strukturuar dhe
ndërveprues.
Përmes ushtrimeve praktike dhe udhëzimeve profesionale, nxënësit patën mundësi t’i thellojnë
njohuritë e tyre dhe të fitojnë përvoja të reja që kontribuojnë në formimin e tyre muzikor.
Punëtoria u vlerësua si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e brezave të rinj të muzikantëve dhe në
forcimin e rolit të praktikës në mësimdhënien artistike.






