Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia

Policia e Kosovës, përkatësisht policia kufitare nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Jugu, gjatë realizimit të detyrave operative në kuadër të planit “Mburoja e hekurt”, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rasti ka ndodhur në zonën malore në mes të fshatit Radush (RMV) dhe rrugës që lidh fshatin Goranc me Hanin e Elezit.

Njësitet policore, gjatë vëzhgimit në terren, kanë identifikuar një automjet që lëvizte në rrugë ilegale malore nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës, drejtuesi i të cilit ka tentuar të largohet nga njësia policore së bashku me një pasagjer, mirëpo automjeti është arritur të ndalohet nga zyrtarët policorë, me ç’rast është arrestuar njëri nga të dyshuarit shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra të ndryshme, vlera e të cilave sipas vlerësimeve fillestare tejkalon dhjetëra mijëra euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës mbi prejardhjen.

“Pas konsultimit me prokurorin kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti janë konfiskuar si dëshmi materiale në procedurë penale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme në zonën kufitare” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo