Sot, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) vendosi që Kongresi i IX i partisë të mbahet më 24 maj në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Në të njëjtën mbledhje, njëzëri u zgjodh edhe Këshilli për Organizimin e Kongresit, i cili do të udhëhiqet nga sekretari i partisë, Sali Ajdini. Në përbërje të këtij këshilli do të jenë sekretari organizativ, kryetarët e degëve si dhe kryesia e ngushtë e Degës së Tetovës.