Pas 11 viteve, ndërpriten papritur ligjëratat e hoxhë Qëndrim Jasharit në xhaminë “Jahja Pashë” në Shkup





Përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale, hoxhë Qëndrim Jashari ka bërë të ditur ndërprerjen e ligjëratave të tij javore në xhaminë e Jahja Pashës, një aktivitet që zgjaste prej 11 vitesh.

​Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, hoxha njoftoi se takimet e rregullta të së shtunës dhe të hënës nuk do të mbahen më. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy është mungesa e një shpjegimi konkret se përse erdhi deri te ky vendim i papritur pas më shumë se një dekade rrugëtim.

Në njoftim nuk specifikohet nëse ndërprerja lidhet me angazhime personale, ndonjë riorganizim të brendshëm të xhamisë apo faktorë të tjerë. Jashari u mjaftua me një mesazh modest, duke kërkuar falje për lëshimet e mundshme dhe duke falënderuar xhematin për mirëkuptimin.

​Ky lajm ka shkaktuar reagime te ndjekësit e tij të shumtë, të cilët i konsideronin këto ligjërata si një pjesë të rëndësishme të jetës kulturore dhe fetare në Shkup. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë shtesë që do të hidhte dritë mbi motivet e kësaj mbylljeje të ciklit 11-vjeçar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo