Pesë automjete janë përfshirë nga një zjarr që shpërtheu pasditen e sotme në rrugën “Llazar Liçenoski”, nën Kalanë e Shkupit, përballë Stadiumit të Qytetit, informojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
Nga zjarri, tre automjete janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa dy janë djegur plotësisht. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve, njofton TS.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, për MIA deklaroi se zjarri është raportuar në ora 15:40, ku fillimisht është raportuar se po digjej bar i thatë, mbeturina dhe automjete të parkuara.
“Me ndërhyrje të shpejtë të ekipeve, zjarri është lokalizuar dhe është shuar plotësisht në ora 16:40”, informoi komandanti./TS