Nuk u paguan për orët shtesë, qindra policë padisin MPB-në





Qindra policë kanë paditur Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi kjo e fundit nuk ua ka paguar kompensimet për orët e punuara shtesë jashtë orarit në përputhje me marrëveshjen për punë siç u takon. Mbi një mijë padi janë dorëzuar vetëm në tre muajt e fundit, respektivisht në shkurt, mars dhe në 20 ditë të prillit. Siç na njoftuan nga Gjykata Civile, në muajin shkurt sipas të dhënave nga sistemi operativ AKMIS, e që përfshinë të gjitha gjykatat në RMV, në muajin shkurt janë dorëzuar 458 lëndë për kompensime të pa paguara. Në muajin mars janë regjistruar 506 ndërsa gjatë muajit prill 911 lëndë, shkruan Alsat.

Në kompensimet nga marrdhënia e punës bien dhe kompensimet e pa paguara për punë jashtë orarit, që do të thotë se ekzistojnë edhe kompensime të tjera të cilat dalin nga marrdhënie e punës. Sistemi operativ AKMIS nuk selekton të dhëna për lëndët nga marrëveshjet për marrdhëniet e punës, thonë nga Gjykata Civile.

Por nga Gjykata Civile sqarojnë se disa nga këto lëndë mund të jenë nga i njëjti paditës pasi nëse lënda është kthyer nga vendimi i shkallës së dytë, regjistrohet me numër të ri.

Nëse vendimi është ankimuar, e Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, lënda kthehet në gjykim të shkallës së parë në vendim të përsëritur, me çka lënda mer numër të ri. Kjo do të thotë se në të dhënat që kemi dërguar ka edhe lëndë të cilat kanë marrë numër të rri, e janë sipas rregullores gjyqësore, sqarojnë nga Gjykata Civile.

E pikërisht në kuadër të sistematizimit të ri, këto padi ose mund të bien ose mund edhe të shtohen. Policët në adresë të Alsat janë ankuar se gjykata nuk i procedon në kohë paditë ose nuk i vë në statusin e plotfuqishëm edhe pse përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Për vonesat nga gjykata arsyetohen me volumin e madh të lëndëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo