Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira, me rrugë të thata, njofton LAMM.
Sipas njoftimit, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk regjistrohen vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM apelon te drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë me kujdes të shtuar. Kujdes i veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Si më problematike përmenden akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë.