Një kryetar shqiptar komune diagnostifikohet me AIDS/SIDA





Një denoncim i fortë ka tronditur opinionin publik, pasi gazetari Basir Çollaku ka ngritur alarmin për një rast të rëndë me pasoja serioze për shëndetin publik.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai bën me dije se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me SIDA, duke ngritur shqetësime për përhapjen e mundshme të virusit.

Sipas tij, situata është edhe më alarmante pasi dyshohet se disa punonjëse të bashkisë janë infektuar pas kontakteve intime me zyrtarin, çka ka sjellë përhapje më të gjerë të problemit shëndetësor në komunitet.

Gazetari ka publikuar edhe postimin e plotë, ku shprehet:

“Një kryebashkiak në jug, është diagnostikuar me SIDA, sëmundje seksualisht e transmetueshme. Burime serioze shumë të besueshme bëjnë me dije se në këtë qytet njerëzit janë në panik. Flitet se janë infektuar disa punonjëse në këtë bashki dhe pastaj telashi shëndetësor është përhapur.

Virusi ka marrë qytetin..

Mazhorancë me vegla në dorë

Kujdes votën, prapë aty te SIDA…

Përtej shakasë kjo është një e vërtetë e hidhur !!!

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet shëndetësore apo autoritetet vendore lidhur me këtë pretendim, ndërsa pritet verifikimi i plotë i informacionit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo