Mickoski nga Gjorçe Petrov: Vazhdojmë me investimet në arsim, filloi mbindërtimi i shkollës SHFK Strasho Pinxhur
Do të dëshiroja, gjithashtu, edhe unë të shpreh falënderimin tim, fillimisht deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës që në pjesën e investimeve kapitale, përfshin këtë lloj të investimeve, respektivisht në arsim, diçka që është shumë e rëndësishme për fëmijët, respektivisht për të ardhmen tonë.
Në thelb, kur investoni në arsim, investoni në të ardhmen e shtetit.
Gjithashtu, dëshiroj të shpreh falënderim të madh deri te kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit që është gjithmonë i gatshëm me projekte, të cilat në thelb janë vlerë e shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Të falënderoj këshilltarët, të cilët e mbështesin punën e kryetarit, administratën, kuptohet, e cila është këtu si logjistikë, gjithmonë hallkë e pandashme e zinxhirit.
Gjithashtu, dua të falënderoj deputetin, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, konkretisht edhe deputetin këtu në Komunën e Gjorçe Petrovit, i cili vjen, e ka prejardhjen nga Komuna e Gjorçe Petrovit, i cili në kuadër të Kuvendit gjithmonë lufton për një projekt më shumë për Komunën e Gjorçe Petrovit.
Ashtu siç thashë, ky lloj i investimeve është shumë i rëndësishëm për cilësinë e arsimit të së ardhmes sonë, ata janë fëmijët.
Ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim këtë lloj të projekteve.
Nga ajo që mundëm të dëgjonim nga kryetari i komunës dhe ta bisedonim në atë pjesën joformale, ka edhe disa projekte të tilla në periudhën që pason, në ditët, në javët në vijim. Dhe gjithmonë jam këtu t’i përshëndes këto projekte dhe t’i mbështesim këto projekte. Kështu ka qenë, kështu edhe do të jetë në të ardhmen.
Edhe një herë falënderim për të gjithë dhe unë këtu do të përfundoja, nuk kam çfarë të shtoj më shumë, pasi pjesën më të madhe të parametrave teknikë i tha vetë kryetari i komunës dhe ministrja.




