Në Gjykatën e Posaçme në Tiranë është mbajtur seanca e parë ku ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.
Autoritetet ligjzbatuese e vendosën Metën në një kafaz qelqi, ndërsa në opinion u pa pas 18 muajsh paraburgim. Në sallë ishte e pranishme edhe ish bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu është e akuzuar. Pas mbarimit të seancës, Meta në rrjetet sociale ka akuzuar sistemin gjyqësor për standarde të dyfishta dhe ndikime politike, duke e quajtur drejtësi me regji.
Meta shkruan se loja e zvarritjeve të seancave me sebepe nga më të ndryshmet vazhdon nën dirigjimin e prokurorëve, të cilët sipas tij, janë të komanduar. Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 lidhur me rastin e njohur në opinionin shqiptar si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për “kontrata lobimi në SHBA”.