Mashtroi katër tetovarë me dhënie të banesave me qira: Ngritet padi penale ndaj 24-vjeçares nga Shkupi
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit A.J. (24) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim në formë të vazhdueshme”.
Gjatë viteve 2025 dhe 2026, e denoncuara, përmes një profili në rrjetin social Facebook, duke paraqitur rrejshëm faktet se disponon banesa me qira, ka vënë në lajthitje katër persona nga Tetova. Ajo ka marrë prej tyre shuma parash në formë kapari (parapagese) për qiranë, por pas marrjes së mjeteve financiare, nuk ua ka siguruar banesat e premtuara.
Në këtë mënyrë, e dyshuara ka përfituar në mënyrë të paligjshme një dobi pasurore në vlerë prej 45.900 denarë.