Për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, profesori Mersim Maksuti tha se komisionet po zvarritin proceset duke theksuar se po zvarritet edhe gjuha shqipe që përmes këtyre proceduarave, ku sipas tij, do të duhen edhe 50 vite për ta zbatuar ligjin e gjuhës shqipe që është në fuqi ndërkohë që ngriti dyshimet që komisionet janë të politizuara.

“Ligji e parasheh në mënyrë të qartë që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe studentët shqiptarë të jenë të barabartë me ata maqedonas, por mund të ketë tentime që të bëhet ngushtimi i gjuhës shqipe edhe në ketë rast”, tha Maksuti në “Click Plus”.
Maksuti tha se edhe në Gjykatën Kushtetuese nevojiten zbatimi i Batenterit.
“Kam qenë një nga të parët që kam kërkuar që të instalohet Badenteri edhe në Gjykatën Kushtetuese, për arsye se ne i kemi të rrezikuara të gjitha ligjet që kalojnë me Badenter. Atëherë ku është logjika juridike që të mos instalohet mekanizmi mbrojtës kushtetues i këtyre të arriturave në Gjykatën e Kushtetuese”, tha Maksuti.