LSDM kërkon që ministrave t’iu ndalohet me ligj shtetësia e dyfishtë





Partia opozitare tha se ka propozuar ndryshime ligjore me të cilin anëtarëve të qeverisë duhet t’iu ndalohet shtetësia e dyfishtë.

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe tha sot në një konferencë për shtyp se ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi parlamentar i kësaj partie do të përcaktojnë qartë se pjestarët e qeverisë duhet të kenë vetëm një shtetësi.

“Ne themi se në përputhje me ligjin aktual, po propozojmë ndryshime në Ligjin për Qeverinë, i cili nuk ka të bëjë fare me ligjin për qeverinë e Përzhinos, në të cilin bartësit e funksioneve qeveritare duhet të kenë një shtetësi, dhe ky është ligji ynë i propozuar,” tha Filipçe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo