Kuvendi miraton ndryshimet ligjore për heqjen e qeverisë teknike





Kuvendi miratoi me 67 vota “pro”, 13 “kundër” dhe asnjë abstenim nevojën për procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë. Me këtë, ligji kaloi fazën e parë parlamentare.

Me ndryshimet synohet heqja e modelit të qeverisë kalimtare (teknike) dhe krijimi i një zgjidhjeje të re ligjore.

Qeveria thotë se ligji do të sjellë më shumë stabilitet institucional dhe siguri juridike, si dhe do të ndihmojë në përmbylljen e reformave.

Gjithashtu, theksohet se ndryshimet synojnë përdorim më të përgjegjshëm të financave publike dhe forcim të funksionimit të institucioneve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo