Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për aplikim





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka thënë se po bën koncesion të madh me ofertat që ua ka dhënë dy partive, duke shtuar se në LVV katër vetë kanë më shumë vota se Hamza, derisa 10 vetë kanë më shumë vota se Abdixhiku.

“Çka të bëj me rezultatin zgjedhor që mi kanë dhënë 51.1%. Ata nuk i kanë votat as për t’i mbledhur nënshkrimet për një kandidat. 22 deputetë të PDK-së nuk mjaftojnë as të aplikojnë. Për shembull a keni aplikuar për punë ju ndonjëherë? Paramendoje të mos i kesh dokumentet… e po thua a hy në punë, por ti s’i ke as dokumentet të aplikosh. Me ja dhënë atij po thua, por s’ia ka dhënë populli o vëlla, qysh me ia dhënë unë kur s’ia ka dhënë populli”, ka thënë Kurti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo