Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës, tha ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Zëvëndëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës.
Nuk kemi çka të bëjmë”, tha ai.