Kërcënohet gazetari dhe fotografi Arian Mavriqi – mesazhi vjen përmes Facebook-ut, identifikohet kërcenuesi





Një rast i kanosjes është raportuar në Kamenicë, ku viktimë është një gazetar, mëson Sinjali.

Ngjarja është paraqitur më 28 prill 2026 rreth orës 11:20 në stacionin policor, ku Arian Mavriqi, rreth 45-vjeçar ka raportuar se ka marrë mesazhe kërcënuese përmes profilit të tij zyrtar në Facebook.

Sipas të dhënave, 45-vjeçari ushtron detyrën e gazetarit në mediumin “Tëvë-1”, ndërsa njëkohësisht është i angazhuar edhe si gardian në kuadër të një strukture të themeluar së fundmi nga Ministria përkatëse e Mjedisit.

Gjatë verifikimit të telefonit të viktimës, zyrtarët policorë kanë konstatuar se mesazhet kërcënuese dyshohet se janë dërguar nga personi Sefedin Mziu.

Pas marrjes së deklaratës dhe procedurave fillestare, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo