Ide “madhore” e BDI-së, e cila shumë shpejtë do të harrohet e që shërben për nevojat e brendshme të BDI-së, kështu e quajti Bilall Kasami nismën e Frontit Evropian për mbledhjen e nënshkrimeve për iniciativë për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Kasami tha se BDI-ja është para shpartallimit dhe për këtë fakt po prezanton ide të këtilla.
“BDI pati 20 vite për të promovuar ndryshime kushtetuese dhe për të avancuar të drejtat kolektive të shqiptarëve. Sot, kur BDI është para shpartallimit të saj përfundimtar, sepse veç më po e shohim dita e ditës se anëtarët e koalicionit të AKI-së po largohen nga ky subjekt politik, për të mbajtur edhe më tutje shpresën e anëtarëve të BDI-së, ajo po del me ide të mëdha”, tha mes tjerash Kasami.