Janë të rreme alarmet për bombat e vendosura në qendrat tregtare në Shkup





Sot (19.04.2026), në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar porosi me kërcënim se në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese.
Menjëherë pas pranimit të njoftimeve janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse nga ana e nëpunësve policorë brenda dhe përreth objekteve, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për bomba.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo