Hoxha: Vazhdon investimi në infrastrukturën komunale në Çair





Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, shënuan fillimin e rekonstruimit të rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën “Dizhoni 15”.

Projekti financohet nga Ministria e Mjedisit me 6.9 milionë denarë.

Me këtë investim u përgjigjet drejtpërdrejt nevojave infrastrukturore të banorëve të kësaj pjese të Çairit, duke siguruar kushte më të mira jetese dhe një cilësi më të lartë të jetës.

Hoxha theksoi se aktivitetet janë pjesë e procesit të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës komunale në komunë, por edhe më gjerë në gjithë vendin, përmes projekteve konkrete që sjellin rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.
Qëllimi është i qartë: çdo qytetar të ketë qasje në shërbimet bazë dhe në një mjedis të shëndetshëm e të pastër.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo