Horror në Maqedoni: Babai ka shfaqur përmbajtje pornografike përpara djalit të tij të mitur në një vilë, me ç’rast e ka shtyrë edhe fëmijën të shikonte dhe të vetëkënaqej





Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale të vazhdueshme – Kënaqja e epsheve seksuale para tjetrit (neni 190, paragrafi 3) dhe Shfaqja e materialit pornografik fëmijës (neni 193, paragrafi 1) nga Kodi Penal.

​I dyshuari 54-vjeçar, gjatë një periudhe më të gjatë kohore përgjatë viteve 2025 dhe 2026, në shtëpinë e pushimit të familjes në fshat, i ka shfaqur përmbajtje pornografike dhe është vetëkënaqur para djalit të tij 10-vjeçar, duke e detyruar edhe fëmijën që të shikojë dhe të vetëkënaqet.

​Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore të Manastirit propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo