Në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave të saj partiake, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Likovë.
Gjatë këtij kuvendi, delegatët zgjodhën për kryetar të degës z. Hevzi Jashari. Po ashtu, u formua edhe kryesia e re e degës, e cila do të ketë për detyrë të punojë në drejtim të forcimit të strukturës dhe rritjes së aktivitetit politik në terren.
Të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i partisë, z. Halil Krasniqi, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët, bashkëpunimit dhe përkushtimit në arritjen e objektivave të PDSH-së.
Ky kuvend, sipas përfaqësuesve të partisë, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të PDSH-së në komunën e Likovës.