Haqim Ramadani punësohet nē komunën e Çairit, 60 mijë denarë rrogën





Në zgjedhjet e fundit lokale, Haqim Ramadani u bë një nga figurat më të përfolura në garën për Bërvenicë. Ai zhvilloi një fushatë të fuqishme, madje edhe në diasporë, duke mobilizuar një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët informon Tetovasot.

Megjithatë, sipas vlerësimeve politike, Ramadani mbeti pa mbështetjen e duhur nga faktorët kryesorë politikë, përfshirë Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami nga të cilët ai u “shit” në zgjedhjet lokale, gjë që ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Pas humbjes në Bërvenicë, Ramadani pothuajse u tërhoq nga skena publike, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Ndërkohë, sipas të dhënave publike, Haqim Ramadani figuron i punësuar në Komuna e Çairit. Ky fakt ka hapur debat në opinionin publik dhe ka nxitur kërkesa për më shumë transparencë.

Qytetarët kërkojnë përgjigje të qarta se cili është angazhimi konkret i tij në komunë?,Çfarë detyre ushtron aktualisht dhe a përputhet puna me pagën prej rreth 60.000 denarë (rreth 1000 euro)?

Nga protagonist i zgjedhjeve lokale, sot mungesa e tij në publik ka ngritur dilema të shumta, ndërsa qytetarët presin sqarime për rolin dhe angazhimin aktual të tij.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo