Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërhiqen nga kandidaturat për President





Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku ishin kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për President.

Të hënën ata edhe formalisht u tërhoqën nga kandidatura për President.

“Edhe zyrtarisht tërhiqem nga kandidatura për President të Kosovës”, tha Konjufca

“Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për President”, tha Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nesër mbaron afati kushtetues ku në rast se Kuvendi dështon të zgjedh Presidentin, vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo