Gazetari nga Tetova, Ardit Ramadani tallet me Hafizin e Kuranit!





Gazetari nga Tetova, Ardit Ramadani, ka nxitur reagime në opinion pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, ku është interpretuar si tallës ndaj një aktiviteti shkollor në Studeniçani.

Sipas reagimeve, nxënësit e kësaj zone ishin organizuar për të pritur një hafiz të Kuranit nga shkolla e tyre. Megjithatë, Ramadani në postimin e tij ka përdorur një krahasim ironik, duke shkruar: “Pamje nga pritja e astronautëve të Artemis 2”, çka është perceptuar si tallje ndaj këtij organizimi dhe ndaj figurës së hafizit.

Ky postim ka ngjallur kritika, pasi një pjesë e opinionit publik e konsideron si mungesë respekti ndaj ndjenjave fetare dhe ndaj një arritjeje që vlerësohet në komunitetin mysliman.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të tjera apo sqarime nga vetë gazetari lidhur me këtë çështje.

 

 

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo