Për dallim nga kryeministri Mickoski, kryetari i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe, ka deklaruar se qytetarët po përballen me rritje të çmimeve dhe përkeqësim të standardit të jetesës, duke akuzuar Qeverinë për mungesë masash konkrete në menaxhimin e krizës ekonomike.Sipas Filipçes, qyetarët po e paguajnë shtrenjtë paaftësinë e Qeverisë.
“Qytetarët sërish po i paguajnë shtrenjtë përrallat dhe paaftësinë e kryeministrit Mickoski. Po i paguajnë me xhepa bosh dhe me frigoriferë bosh. Ne kemi paralajmëruar me kohë se nevojiten masa konkrete për të ndihmuar qytetarët, por Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.” u shpreh Filipce
Ai theksoi se LSDM ka propozuar masa konkrete për lehtësimin e barrës financiare për qytetarët, por ato, sipas tij, janë refuzuar nga Qeveria.
“Kemi propozuar uljen e TVSH-së për karburantet në 5 për qind, për produktet bazë ushqimore në zero për qind, uljen e akcizave për 4 denarë dhe përgjysmimin e çmimit të pikave të pagesave rrugore. Këto masa do të kishin efekt real për çdo familje, por u refuzuan.” tha Filipce
Filipçe shtoi se masat e mëvonshme të Qeverisë kanë qenë të vonuara dhe të pamjaftueshme, ndërsa çmimet, sipas tij, tashmë kanë shënuar rritje të ndjeshme. Ai kritikoi edhe deklaratat e Qeverisë për gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se ato nuk përputhen me realitetin. Për të tejkaluar për gjendje, ai kërkoi masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve.