Filipçe: Qeveria e Mickoskit e njejtë me atë të Gruevskit





Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se kushdo që ka kryer abuzime duhet të mbajë përgjegjësi, duke theksuar se sistemi aktual nuk ofron drejtësi për shkak të ndikimit të fortë politik në institucione.

“Nikolla Gruevski mund të ketë ikur, por unë them se këta njerëz nuk do të ikin tani. Secili duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ka bërë. Me një sistem të tillë, siç kontrollohet nga Kryeministri, qytetarët nuk mund të presin drejtësi dhe jo-selektivitet”, tha Filipçe.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë drejtësi selektive dhe se institucionet duhet të punojnë në mënyrë të pavarur, jo nën presion politik.
Filipce shtoi se politikat e qeverisë aktuale, të udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski, sipas tij, janë identike me ato të kohës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Ju të gjithë e mbani mend fletoren nga epoka e Gruevskit. Sistemi është i njëjtë. Ata gjyqtarë dhe prokurorë po emërohen tani. Nuk ka ndryshim midis OBRM-së së Gruevskit dhe VMRO–së së Mickoskit – është i njëjti grup i organizuar kriminal. Ata grabitën buxhetin dhe po e përdorin atë për të plaçkitur paratë publike përmes tenderëve për kompani të afërta me VMRO-DPMNE-në”, tha Filipçe.

Ai akuzoi qeverinë për dështimin në përmbushjen e premtimeve të saj në lidhje me interesat kombëtare, duke shtuar se në vend të kësaj, ajo u përqendrua në interesat partiake dhe financiare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo