Spitali Klinik i Tetovës vazhdon me investime konkrete në shërbim të qytetarëve. Transferimi i plotë i repartit të Kardiologjisë në hapësira të reja dhe moderne paraqet avancim të rëndësishëm për pacientët nga Tetova dhe gjithë Rajoni i Pollogut.
Reparti, i cili më herët funksiononte në objektin e vjetër të Internistikës, tani është vendosur në të njëjtin objekt ku realizohen intervenimet dhe procedurat kardiologjike, duke shmangur lëvizjet e panevojshme të pacientëve nëpër spital dhe duke rritur efikasitetin e trajtimit.
Njëkohësisht, reparti është pajisur me aparaturë të re mjekësore, përfshirë EKG moderne, ndërsa i gjithë stafi mbetet në gatishmëri të plotë për kujdes maksimal ndaj pacientëve.
Nën udhëheqjen e drejtorit Dr.spec Erzen Elezi, Spitali Klinik i Tetovës po ngrit standardet shëndetësore dhe po ndërton një shërbim më dinjitoz për çdo qytetar.