Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e kompleksit të banesave pranë QSUT, në zonën e 5 Majit, pranë farmacisë nr. 10, duke shkaktuar situatë të rënduar dhe panik mes banorëve.
Sipas burimeve nga vendngjarja, numri i të lënduarve ka shkuar në 5, ndërsa më herët u raportua se 2 qytetarë dhe 2 zjarrfikës janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore në QSUT si pasojë e asfiksimit dhe përballjes me flakët e mëdha.
Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh të ndërtuar së fundmi, i cili është përfshirë plotësisht nga flakët në fasadën e jashtme.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.
Deri më tani situata mbetet e rënduar, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit dhe gjendjen e të lënduarve.