“Bishti” i Bilallit, BDI në qeveri dhe Ngushtica e Hormuzit!





Rami Mislimi

Bilall Kasami shtron shumë asfalt ama e ha ryshfetin shumë?
BDI në qershor do të hyje në qeveri?

Dy tema kryesore që po përfolen më së shumti ditëve të fundit në çdo tavolinë shqiptare.
E para është shumë temë interesante sepse shumë rrugë po asfaltohen madje disa rrugë që nuk janë asflatuar me vite të tëra ndoshta edhe mbi 20 vite e që për herë të parë ka depërtuar kreu i Tetovës Kasami. Por nga ana tjetër krahaas asflatimit dhe rregullimit të infrastrukturës në Tetovë, Kasamit po ia shtojnë edhe një bisht pas, “punon ama e ha ryshfetin”.
Ky bishti që ia shtojnë Bilall Kasamit shumë prej atyre që po e qarkullojnë këtë muhabet e thonë nga përvoja e tyre.
Në komunën e Tetovës nuk mund të krysh punë pa dhënë ryshfet dhe kryetari Kasami nuk e di nga 100 deri në 500 euro kush e ha ryshfetin.
Kasami nga 500 euro e deri 100 mijë euro e di. Dhe pikrërisht ky muhabet po vazhdon të përhapet dita dtiës aq shumë sa që pas 2 viteve Bilall Kasami do të ketë frikë që të shkojë të falet ditën e xhuma në Xhami.
Nëse Kasami nuk do të arrijë që këtë bishtin ta këpus, do të jetë shumë probëem serioz për imazhin e tij pas përfundimit të mandatit.
Tema e dytë që po përflitet pas bishtit të Kasamit, është se BDI do të hyjë në qeveri në rikonstrumin e parë të qeverisë. Forma e hryrje në qeveri është se fuqia e Fatmir Limanit është më e madhe se e gjithë VLEN-it bashkë, dhe pikërisht Fatmir Limani do ti largojë VLEN-in nga qeveria dhe do të jetë ura lidhëse mes Mickovskit dhe Ahmetit për hyrje në qeveri. Ky muhabet që po vërshon tavolinat shqiptare e që po përhapet më shumë se bishti i Kasamit është ndarë në dy grupe.
Grupi i parë thotë se këtë strategji BDI e përdor çdo herë për të dhënë shpresë te votuesit se ja në qershor do hyjmë në qeveri rini afër BDI-së mos u largoni e që këtë strategji e ka bë që në momentin që ra prej pushteti duke thënë VLEN-i nuk ri gjatë, i ka ditët e numruara. E që nga atëeher e deri sot janë bë më shumë se dy vite BDI vazhdon të shpresojë se VLEN-i do të largohet nga qeveria e BDI do të hyjë në qeveri. E grupi i dytë thotë se deri sa intereszhinjtë e BDI-së nuk kanë dalë në skenë rini rahat se BDI nuk hynë në qeveri. Kur interesxhit nuk dalin në skenë ateëehrë BDI është largë qeverisë.
Sot është dëshmuar se 70% BDI ka pasur njerës që nuk e kanë dashur Ali Ahmetin dhe BDI-në por vetëm interesin, e që nga dalja e BDI-së nga qevria ata janë zhdukur duke shijuar milionat e vjedhura nga pushteti.
Ata sërish do të rishfaqen në momentin që BDI do të jetë afër pushtetit, e deri sa ata nuk janë në mesin e tavolinave, edhe BDI është largë qeverisë.
Dhe është interesante se në tavolinat shqiptare javët e fundit nuk folet për ngushticën e Hormuzit dhe luftën e Iranit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo