Bekim Berisha: Për Grubin vijnë ditë të mira!





Bekim Berisha

Shpesh e kam menduar trajektorinë e jetës së z. Grubit. Nuk mund ta mbështes me fakte konkrete, por nga e gjith ajo që e kam përcjellur, me bindje të plotë e them se për z. Grubin vijnë ditë më të mira. U munduan që ta njollosin, me padi pa kurnjiçfarë baze ligjore apo logjike. Edhe vet zv. Kryeministri nga vlen tha se vendimet qeveritare janë kolektive dhe se nuk mund të bartet përgjegjësi individuale. Dhe në vend se të kenë sukses, në fakt e arritën të kundërtën: Artanin e vlerësojnë shum më tepër tash se sa kur ishte në pozita udhëheqëse. Kjo është dëshmia më e mirë për punën e z. Grubit. Vetëm mua, shumë njerëz më kanë thënë (dhe ju besoj sepse me mua flasin lirshëm se as nuk presin ndonjë përfitim nga une e as nuk kanë droje nga ndonjë dëmtim): Bekim, kam patur mendim negativ për Artanin, por çdo ditë e më tepër po fitoj bindje se Artani në fakt është politikani me të cilin shqiptarët përfituan më së tepërmi institucionalisht! Dhe është shumë e vërtetë. Un këtu do ti përmend vetëm dy (nga shumë) të arritura të z. Grubit:
1 – ligji për nëpunësit shtetërorë, ligj nga icili përfituan shqiptarët më së tepërmi (sepse u pranohej arsimi i lartë pasi që ishin të pranuar në vendet e punës me arsim të mesëm)
2 – korridori 8, me të cilin lidhen shqiptarët me infrastrukturë moderne!
Ka edhe shumë të arritura të tjera, por nëse do ti shkruaja këtu, do të stërgjatesha!
Është edhe një FAKT tjetër që askush nuk mundet ta mohon, bile as hyzmeqarët nga vleni, e ai është fakti se periudha 2020-2024, ishte kur BDI dhe shqiptarët kishin qeverisjen dhe përfaqësimin më të mirë nga të gjitha periudhat që nga pamvarsia e këtij shteti. Kjo ishte periudha kur Artani i udhëhiqte punët, edhe përskaj sabotimeve nga vet mbrenda BDI-së me në krye Izetin!!

Lajmin në foto e kishte postuar një portal për të cilin mbaj bindjen se është në shërbim të vlenit dhe dreqit!!

p.s. dijeni mirë një gjë: gjithmonë kur të lexoni ndonjë lajm ku sulmohet BDI e posaqërisht Artan Grubi, e aty qëndron “sipas vlen”, pas kësaj qëndron një person. Ai është Izet Mexhiti. Ky njeri e ka dëshmuar se është në gjendje ta kafshon dorën që e ka ushqyer! Me qindra skandale mbi vehten dhe kurrë nuk iu hap një lëndë në gjykatë! PSE?! Kush po e mbron?!
Ne shqiptarët e Maqedonisë e kemi shumë të thjeshtë ta kuptojmë se cili politikan është në favor tonin e cili jo. Mjafton ta shofim se kë e sulmojnë qarqet antishqiptare të shtetit!!

p.p.s. partia nuk po shpërbëhet nga frika. Partia as nuk do të shpërbëhet. Por, është një e vërtetë këtu: partinë po mundohen ta shpërbëjnë Izeti dhe shokët e Izetit që kanë ngelur në BDI. I dini kush janë. Mjafton ti kujtoni kush ishin në fillim me “grupin e zjarrit”!!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo