Azizi i përgjigjet BDI-së: Vazalë të vërtetë me fakte ishit ju dhe lideri juaj!





Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, i ka reaguar ashpër ndaj BDI dhe liderit të saj, Ali Ahmeti, duke theksuar se ekzistojnë dëshmi që tregojnë “kush ishin vazalët e vërtetë”.

“Po pra, me dëshmi personale se kush ishin vazalët e vërtetë. Kur ky hipokriti është në pushtet relativizon, amniston dhe arsyeton, bile i bëhet avokat një kriminel dhe antishqiptar që kreu krime ndaj shqiptarëve. Juve gjithmonë u ka interesuar vetëm pushteti. Nëse jeni në pushtet, gjithçka ështe OK, pavarësisht nëse vriten, burgosen, rrihen apo montohen shqiptarët.”, ka shkruar deputeti Azizi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo