Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Vlorë, e kishte kthyer banesën me qira në “bazë droge”





Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogës pas një operacioni të kryer nga specialistët për hetimin e narkotikëve. Në pranga ka rënë shtetasi i Maqedonisë B.L. (53 vjeç), i cili kishte marrë me qira një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku mbante dhe përgatiste lëndët narkotike, kokainë dhe marijuanë, në paketime të vogla, thuhet në njoftimin e policisë.

​Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, një peshore elektronike dhe disa celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm. Në këtë aksion u arrestuan edhe shtetasit shqiptarë A.I. (31 vjeç) nga Vlora dhe K.A. (27 vjeç) nga Berati, të cilët po ashtu do të përgjigjen para gjykatës së Vlorës për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo