Arben Llalla: Historia si propagandë: pretendimet e Fredi Belerit në Kathimerini

Gazeta greke Kathimerini, e afërt me qeveritë greke e datës 26 Prill 20226, boton një shkrim të çesmaxhiut-hidraulikut me tre emra Fredi-Foti-Dionis Belerit i cili na sjellë një fotografi e viteve 1903, ku tregohen nxënësit e shkollës greke në Vuno të Himarës.

Është e vërtet se ka patur shkolla greke gjatë sundimit të perandorisë Osmane dhe ato ishin shkolla fetare, shkolla nënkujdesin e Kishës Ortodokse të Patriarkanës greke të Stambollit për besimtarët ortodoksë të cilët paguanin edhe taksën Patriarkanës.

Kjo lidhej me organizimin fetar të kohës dhe jo domosdoshmërisht me përkatësi etnike në kuptimin modern.

Çesmaxhiu Beleri tregon se Edi Rama nga mëma ka rrënjë greke sepse në arkivin e përgjithshëm greke ekziston një certifikatë nga priftërinjtë e fshatit Vuno në Himarë të datës 9 tetor 1846. Aty thuhet se: “Në vitet 1824-1825 dhjetëra banorë të Vunoit shkuan në Mesologji dhe luftuan me Spiro Milon.

Tre prej tyre, Spiro, Jani dhe Foto Koleka, janë paraardhës të drejtpërdrejtë të Aneta Kolekës, nënës së Kryeministrit shqiptar. Z.Rama, tani mund të gëzohet dhe të jetë krenar për rrënjët e tij greke”. Shkruan Fredis Dhionisis Beleris në gazetën Kathimerini.

Por i padituri –idioti Fredi Beleri harron se në kryengritjen greke të 1821 për pavarësinë e Greqisë luftuan me mijëra shqiptar ortodoksë e mysliman, bile edhe familjarët e mi. Tani zoti eurodeputet çesmaxhiu unë kam rrënjë greke sepse familjarët e mi luftuan më 1821 për pavarësinë e Greqisë?

Pjesëmarrja në Lufta për Pavarësinë e Greqisë nuk përbën në vetvete provë të përkatësisë etnike greke. Dihet se në atë luftë morën pjesë mijëra shqiptarë, si ortodoksë ashtu edhe myslimanë, për arsye të ndryshme politike, ushtarake apo rajonale.

Në atë revolucion morën pjesë me mijëra rusë, gjerman, anglezë, francez, etj.

Eurodeputet i Micotaqis, Beleri këto që shkruani ju janë vetëm akuza politike dhe jo fakte, pa asnjë dëshmi shkencore. Akuzat politike janë një metodë e mirë për t’ju mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Prandaj, nxjerrja e përfundimeve për origjinën etnike mbi bazën e një dokumenti të tillë, shkollë greke në Vuno apo mbi pjesëmarrjen në një ngjarje historike është një interpretim i diskutueshëm dhe kërkon trajtim më të kujdesshëm shkencor.

Debate të tilla kërkojnë analiza të bazuara në burime të shumta dhe në metodologji historike, jo thjesht interpretime selektive apo qëndrime politike./ Nga Arben Llalla, Historian

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo