Aliu: Sigurojmë 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë për institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin – është shpallur tenderi publik





Në përputhje me një vendim të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur procedurën e prokurimit publik për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, të pajisura me aparaturë të avancuar mjekësore, për institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin. Vlera totale e investimit është 461.250.000 denarë. Aktualisht është në vijim afati ligjor për dorëzimin e ofertave.
“Furnizimi me 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e sistemit shëndetësor për reagim në raste urgjente dhe do të mundësojë ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase, si dhe transport të shpejtë dhe në kohë të pacientëve drejt institucioneve përkatëse shëndetësore. Për këto automjete është paraparë pajisje mjekësore e avancuar, ndërsa shpërndarja e tyre në institucionet në të gjithë vendin do të sigurojë mbulim më të mirë në të gjitha zonat, veçanërisht në ato rurale,” theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ky investim është pjesë e një procesi më të gjerë për forcimin thelbësor të sistemit të reagimit shëndetësor në situata krize, përmes modernizimit të shërbimit të ndihmës së shpejtë dhe rritjes së kapaciteteve operative për një reagim të shpejtë dhe të strukturuar të sistemit shëndetësor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo