Në lagjen Blloku 70, policia arrestoi R.Gj. (56) nga Tetova pasi prishi rendin dhe qetësinë publike dhe u soll në mënyrë agresive ndaj banorëve.
Gjatë alkooltestit, atij iu matën 3.16 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS