Мiteva: Masat po japin efekt – çmimi i gazit (plinit) ulet për 5 denarë për litër

Sot duam të informojmë opinionin për një rezultat konkret të masave tona që synojnë mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e tregut të energjisë – uljen e çmimit të gazit të lëngshëm (plinit).

Nga mesnata, kompania Makpetrol ka ulur çmimin me pakicë të gazit të lëngshëm për 5 denarë për litër, nga 59 në 54 denarë. Në të njëjtën kohë, në tregtinë me shumicë është evidentuar ulje prej 10 denarë për kilogram, që përkthehet afërsisht në 5 denarë për litër.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se edhe kompanitë e tjera në treg po e ndjekin këtë trend. Në shitjen me pakicë, çmimet e gazit në pikat e karburanteve tashmë janë ulur nga 5 deri në 6 denarë për litër dhe lëvizin nga 53 deri në 54 denarë.

Kjo nuk është një masë e izoluar, por një reagim sistematik i tregut si rezultat i një sinjali të qartë institucional dhe koordinimit.

Dua të theksoj se kjo ulje nuk është rezultat i rastësisë afatshkurtër të tregut, por vjen pas analizave të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe marrëveshjes me tregtarët për uljen e marzhave bruto. Kemi arritur që këto marzha të ulen dhe të mbeten të qëndrueshme edhe në periudhën në vijim, duke shmangur luhatjet e çmimeve.

Kjo nënkupton ulje mbi 10% në tregtinë me shumicë dhe rreth 9–10% në atë me pakicë.

Masat janë rezultat i analizës së detajuar dhe veprimit institucional. Në bazë të të dhënave të identifikuara, u hap dialog me tregtarët dhe u arrit marrëveshje konkrete për uljen e çmimeve.

Kjo është dallimi thelbësor në qasje – në vend të deklaratave, po sjellim masa që japin efekt të drejtpërdrejtë në çmime. Në vend të ndjekjes pasive të tregut, po ndërhyjmë aty ku ka hapësirë për korrigjim, në interes të qytetarëve.

Do të vazhdojmë me këtë qasje – me analiza, dialog dhe rezultate konkrete. Tregu duhet të funksionojë, por edhe të jetë i drejtë. Interesi i qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo