Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e saj në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja e Kosovës u shpreh e nderuar për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.“E nderuar të jem e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Lubjanë, Slloveni”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjatë vizitës së saj njëditore në Slloveni, Osmani pritet të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.Po ashtu, do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Presidentja Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë qëndrimit të saj në Lubjanë, në kuadër të këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shkup: Aksident në autobus – lëndohet rëndë pasagjerja
- Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht
- Arrestohet shtetasi serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli: Voziste me 221 km/h
- Ministri Lamallari: Persona të tjerë mund të shpallen “Non Grata” në emër të sigurisë kombëtare!
- “Emrat e rrugëve”, Mexhiti: Gjykata Kushtetuese instrument i BDI-së, i ftoj të vijnë në Çair
- KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- Mashtrim në Tetovë: Gruaja shtirej si profesoreshë universiteti, i merr 3.400 euro me pretekstin e një aksidenti të rremë
- Rikonstruimi i Qeverisë, Dimitrievski: Gjithçka do të dihet deri të martën, shumë ide janë në tryezë
- Akuzat e forta të Azgan Haklajt: Rama e Berisha bashkë për interesat e kullave. SPAK ka mbështetjen e qytetarëve, ai mund ta shkatërrojë këtë aleancë
- 120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve