VLEN’i e paska akuzuar kryetarin e BDI’së se është përgjegjës për futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut, apo thënë ndryshe për bashkëpunim me Serbinë.
Autori i këtij teksti ia ka numëruar kryetarit të BDI’së të gjitha mëkatet e bëra gjatë pjesëmarrjes nëpër qeveritë maqedonase. Madje ai nuk e përjashton mundësinë të ketë mëkatuar edhe më shumë se aq
Por megjithatë, para se të akuzojnë cilindo si bashkëpunëtor të Serbisë, këta ‘sektashët’ e VLEN’it do duhej t’i përgjigjeshin pyetjes si ia dalin t’i zbulojnë dhe t’i luftojnë bashkëpunëtorët sekret shqiptarë të Serbisë, e ndërkohë të mos i shohin ata me të cilët bashkë qeverisin, siç është Zëvendës Kryeministri serb, i cili as që e fsheh antishqiptarinë dhe bashkëpunimin me Vuçiqin?!
Apo mbase atyre u lejohet të kontribuojnë për ‘Botën Serbe’ dhe t’u shërbejnë bashkëpunëtorëve të Beogradit, por jo edhe shqiptarëve tjerë?
Për ata që kuptojnë kjo sjellje perverse e VLEN’istëve shpjegon diçka më të thellë se sa armiqësinë e tyre ndaj BDI. Pra shpërfaq të vërtetën se jo vetëm pjesëmarrësve të sotëm në qeveri, por të gjithëve të deritanishmëve, sunduesi maqedonas jo vetëm që ua ka lejuar, por edhe i ka nxitur të merren me ‘tradhtarët‘ shqiptarë, mirëpo pa guxuar të merren me shovenët antishqiptarë maqedonas.
Pra politikanët tanë janë nxitur e janë stimuluar të jeni sa më të egër në betejën ‘shqiptari kundër shqiptarëve’, por të mbeten të pa gojë dhe të strukur në luftën kundër antishqiptarisë maqedonase!
Më në fund edhe për atë paguhen vasalët: që të jenë sa më të egër e më të pamëshirshëm ndaj popullit që përfaqësojnë, por sa më të kujdesshëm dhe sa më mbrojtës ndaj sunduesit.
Ndërkohë keni kujdes ndaj deklaratave të kryetarëve të paparti si ajo e atij të ‘Alternativës’ se zgjedhjet në Çair do jenë si lufta e Bedrit – domethënë, të përgjakura si ajo e besimtarëve kundër jobesimtarëve – sepse nuk janë klithma të momentit të ndonjë të frustruari, por nxitje e paramenduar që jo vetëm etnikisht, por shqiptarët e këtushëm të konfrontohen edhe fetarisht në besimtarë dhe ‘qafirë’.
Sidoqoftë mbetet e vërteta se VLEN’i të lë përshtypje se shkon drejtë çmendurisë së paparë gjer më tani: që të bëhet dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE’së!
Dhe këtë çmenduri mund ta ndalojë vetëm ai pa të cilin ata nuk do mund të bëheshin as drejtorë kooperativash bujqësore e jo më deputet e ministra – Kryeministri në detyrë i Kosovës.
Nëse nuk e ndalë këtë perveristet të cilin e ndihmoi, atëherë ai do mbahet mend si njeri të cilin shqiptarët e Maqedonisë e donin dhe i besonin, por ai këtë e keqpërdori: erdhi, i përçau dhe u tërhoq!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi
- Burrë e grua vriten në atentat në Balldre të Lezhës, makina u qëllua me mbi 30 plumba në ecje. Policia në kërkim të autorëve, viktima i arrestuar më herët për vrasje
- VLEN: Politikat ekonomike po japin rezultate konkrete në Zhelinë
- Moti me diell me temperatura maksimale deri në 25 gradë
- Teleferiku i Vodnos jashtë funksioni – ja arsyeja pse mbyllet papritur
- Azizi i përgjigjet BDI-së: Vazalë të vërtetë me fakte ishit ju dhe lideri juaj!
- Nikolloski: Do të blihen të paktën 5 lokomotiva të reja, linja e parë e Trenit Urban në funksion nga 1 shtatori
- 42-vjeçari nga Gostivari e përdhunon vajzën 14-vjeçare dhe i publikon fotot e saj eksplicite në rrjete sociale
- Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm
- Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues