“Sot, kur duhet të shënojmë 1 shtatorin, ditën e parë të fillimit të shkollës, po përballemi me kushte të rënda në arsim, premtime të parealizuara dhe manipulimet e njëjta që i dëgjojmë tashmë katër vite.
Katër vite në krye të komunës, Bilall Kasami i ka shndërruar shkollat dhe hapësirat arsimore në shtabe partiake duke i keqpërdorur objektet për aktivitete politike, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.
Gjithashtu, edhe premtimi tjetër se do të ketë bursa për nxënësit është harruar nga kryetari i komunës, të cilit premtimet e tilla i kujtohen vetëm para zgjedhjeve.
Kryetari i komunës dhe udhëheqësia aktuale, arsimin në Tetovë e kanë parë vetëm si mundësi për punësimin e militantëve partiak. Kjo qeverisje komunale është shoqëruar me skandale të shumta nëpër shkollat e mesme dhe fillore, për keqpërdorime financiare dhe manipulime të shumta.
Edhe pse realiteti shihet nga të gjithë, përfaqësuesit e VLEN-it kanë filluar të shohin edhe iluzione. Nga një oborr shkollor, në një miting partiak, Kasami para njerëzve tha që kanë ndërtuar shkolla dhe pishina. E pyesim publikisht kryetarin e komunës, se cilat pishina dhe shkolla i ka ndërtuar?” thuhet në reagimin e BDI-Tetovë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Starlink vjen, operatori i tretë premton çmime më të ulëta
- Sinani: Votimi i sotëm është vendimtar për shqiptarët e Luginës
- Tensionohet protesta te Ministria e Arsimit, të rinj me maska hedhin gurë drejt institucionit, policia nuk reagon
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Aksident fatal: Vdes 58-vjeçari, shoferi 19-vjeçar ishte i dehur
- Nis protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, situata e qetë dhe pa përplasje (VIDEO)
- La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë
- Rama reagon për plagosjen e 28-vjeçarit në sy: Pasojë e dhunës, u kujdesa personalisht të shkojë në spitalin më të mirë në Itali
- Shaip Kamberi pritet të votojë në Tërnoc, në vendlindjen e tij
- Katër diskoteka të reja nën Kalanë e Shkupit, rikthehet edhe pishina „Plaja Vista“